Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMPB: Ndërpritet një kanal ndërkombëtar droge (FOTO)

MPB: Ndërpritet një kanal ndërkombëtar droge (FOTO)

MPB-ja njofton se gjatë së Mërkurës zyrtarë të Policisë Kriminalistike, pas këmbimit të informacioneve ndërkombëtare dhe në bashkëpunim me Policinë Speciale “Tigrat’ dhe SPB-Shtip, kanë ndërprerë një kanal ndërkombëtar të marijuanës me sasi prej 150 kilogramëve që nga Kosova përmes Maqedonisë së Veriut, destinim të fundit ka pasur Turqinë.

SUZANA PRANJIQ TALEVSKA – ZËDHËNËSE E MPB-së

“Në orët e pasditë më 30 Mars në vendparkimin para një objekti hotelerik në Shtip është vërrejtur një makinë “Audi A6” me targa të Kumanovës, kurse afër kanë qenë I.D (50) dhe K.K (39), tdy nga Podujeva e Kosovës dhe B.R (34) nga Kumanova. Dy prej tyre kanë tentuar të arratisen por janë kapur dhe të tre janë privuar nga liria”

Gjatë bastisjes së kryer të automjetit, janë gjetur 92 paketime me marijuanë, celularë, SIM kartela nga operatorë të Kosovës dhe RMV-së si dhe para që janë dërguar për ekspertizë.

MPB-ja njofton se sot nga ana e SPB-Shtip dhe Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe korrupsionit që do të ngritet kallëzim penal kundër 4 personave – tre shtetas të Kosovës dhe një nga RMV-ja, prej të cilëve tre tashmë janë kapur, kurse në arrati është personi I katërt, I cili duhej ta merrte drogën në Shtip dhe ta transportojë në Turqi./KlanMacedonia/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments