Sipas rezultateve nga Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut, 3.504 persona janë deklaruar si bullgarë.
Për këtë ka reaguar edhe eurodeputeti bullgar, Andrej Kovaçev i cili tha se të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare sipas origjinës duhet të deklarohen si bullgar.
“Marrja e shtetësisë bullgare nga origjina nuk mund të jetë një akt sekret. Të gjithë ata që kanë marrë nënshtetësinë bullgare nga origjina duhet të deklarohen. Kështu publikohen në SHBA, Kanada, Gjermani apo Francë”, shtoi Kovaçev.
Ai shtoi se të jesh shtetas bullgar vullnetarisht pasi të dëshmosh origjinën tënde bullgare dhe të nënshkruash një deklaratë se ndihesh bullgar nuk është sekret apo gjë e turpshme.
Sipas eurodeputetit bullgar, marrja e shtetësisë “kërkon një ceremoni ose të paktën një foto përpara stemës dhe flamurit”.
Përndryshe, në nivel vendi sipas rezultateve, nga popullsia e përgjithshme në Maqedoninë e Veriut, 54.21% janë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34% rom, 0.44% vlleh, 1.18% serb dhe të tjerë.