Rusia ua ndalon shqiptarëve hyrjen në territorin e saj

0
17
Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov attends a news conference following talks with Syria's Foreign Minister Faisal Mekdad in Moscow, Russia February 21, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES.?

Rusia po përgatitet për t’u ndaluar hyrjen në territorin e saj, shtetasve nga vendet ‘jomiqësore’ të Moskës zyrtare, bën të ditur Reuters.

Në këtë listë, thuhet të bëjë pjesë edhe Shqipëria, në mesin e të gjitha vendeve të BE-së, e veç tyre përfshirë edhe SHBA-në dhe Mbretërinë e Bashkuar, përcjell Klankosova.tv.

Për këtë qëllim, gjatë një fjalimi televiziv, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, tha se po hartohet një dekret presidencial.

Sipas tij, do të ketë heqje të vizave për veprime jo miqësore për një numër vendesh.

Ai theksoi se ndalimi nuk do të jetë kategorik, pasi dekreti do të përcaktojë kufizime për të hyrë në Rusi pa shpjeguar qëllimin e vizitës.

Rusia ka zgjeruar listën e vendeve ‘jomiqësore’ pas sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Moskës.