Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLAJMI I FUNDIT: Maqedonia i dëbon 5 diplomatë rus

LAJMI I FUNDIT: Maqedonia i dëbon 5 diplomatë rus

Ministria e Punëve të Jashtme sot njoftoi se ka vendosur të dëbojë pesë diplomatë rusë.

Vendimi i është kumtuar ambasadorit rus në Shkup, Sergei Bazdnikin, i cili është ftuar të martën në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Sipas informacioneve të marra nga organet kompetente, diplomatët rusë kanë kryer aktivitete që janë në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike dhe do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut brenda pesë ditëve të ardhshme”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme .

Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut shpalli “persona non grata” dy diplomatë rusë, njëri në muajin maj dhe tjetri në gusht. Në të dyja rastet, Rusia ka reaguar me masa reciproke, gjegjësisht ka dëbuar diplomatë maqedonas nga Moska.

Maqedonia e Veriut ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke i dhënë mbështetje të plotë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, ndërsa i është bashkuar edhe sanksioneve të Bashkimit Evropian duke mbyllur hapësirën ajrore për fluturimet nga Moska dhe anasjelltas.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments