Zv/drejtori i Emigracionit, z. Izmit Nura zhvilloi takim me kryesinë dhe anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane në SHBA
Zëvendësdrejtori Nura i falenderoi për ftesën dhe mikpritjen e bashkëatdhetarëve në Riverdale të SHBA-së dhe i informoi për projektet që janë paraparë të realizohen gjatë këtij viti nga Agjencia për Emigracion, të cilët kanë të bëjnë për të mirën e mërgimtarëve në mërgatë, me theks të veçantë për ruajtjen e gjuhës, kultruës dhe traditave shqiptare.
Kryetari i QKSHA, z.Astrit Zhaku, falenderoi z.Nura për vizitën, në fjalën e tij ai bëri një prezantim të shkurtër të organizatës dhe aktiviteteve të saj.
Në këtë takim me mërgimtarët i parashtruan disa pyetje zëvendësdrejtorit Nura për zhvillimet e përgjithshme në vendlindje, regjistrimin e fëmijëve, nevojën për një koreograf profesional në QKSHA dhe bashkpunime tjera në sferën e kulturës dhe arsimit.
Mes tjerash, zëvendësdrejtori Nura tha se do të angazhohem për të ju përgjigjë të gjithave kërkesat tuaja do t’i adresoj në organet përkatëse dhe personalisht dhe do të angazhohem që këto të zgjidhen sa më shpejtë. Si dhuratë për nxënësit e Qendrës Kulturore Shqiptaro-Amerikane, z. Nura dhuroi Abetaren mbarëkombëtare, Bazët e gramatikës së gjuhës shqipe si dhe disa plisa për të ruajtur traditën shekullore të popullit shqiptar.