Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela pasi siguroi edhe një mandat në krye të partisë opozitare, premtoi se suksesin e deritanishëm të kësaj partie në nivel republikan dhe komunal, do të rrisë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, për të cilat siç tha, do të punojë që të realizohen sa më shpejtë, transmeton TV21.
“Ku do të jemi? Do të punojmë orë e çast që të jemi fitimtar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare për të cilat ne si parti politike do të punojmë nga ky çast e tutje që të jenë të parakohshme dhe sa më të shpejta”, tha Sela në fjalimin e tij pas zgjedhjes si lider.