Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFDV: 58% e të rinjve duan të ikin nga Maqedonia e Veriut,...

FDV: 58% e të rinjve duan të ikin nga Maqedonia e Veriut, e vetëm 6% prej tyre do të ktheheshin sërish në vendlindje

Pjesa më e madhe e të rinjve apo 58% duan të ikin nga Maqedonia e Veriut, e vetëm 6% prej tyre do të ktheheshin sërish në vendlindje, tregojnë rezultatet e studimit të Fondacioni për Demokraci Vestminster, përcjell TV21. 65% e personave të ri nuk janë të kënaqur nga pozita e tyre në vend, tregojnë të dhënat e anketës ku janë pyetur 1.000 të rinj.

“Ajo që shohim është se kemi një nivel të lartë të pakënaqësisë te të rinjtë, pra ata vetë ndjehen se janë në një vend ku shteti nuk kontribuon në përmirësimin e standardit të rinisë. Çfarë na tregon kjo, fillimisht që kemi nivel të lartë pakënaqësie nga të rinjtë, në aspekt se si shteti përkujdeset për këtë kategori qytetarësh dhe e dyta se kemi diskrepancë të madhe të mundësive në nivel lokal dhe qendror” – thotë Petar Barllakovski, kryetar i Forumit arsimor të të Rinjve.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments