Jemi tubuar sot këtu para ndërmarjes për ekonomi të drurit “Pyjet Nacionale” për të ngritur zërin kundër krimit që po ndodh me prerjen masive dhe të pakontrolluar të pyjeve në Kërçovë.
Më saktësisht, këtu në lokalitetin “Krushinë” është duke ndodhur një masakë ndaj natyrës, ku me format më të egra është duke ndodhur prerja e druve, sidomos në këtë lokalitet ku po përdoret nga shumë qytetarë si një lokacion ku ushtrohet veprimtaria e turizmit malor.
Ky dhunim që po i bëhet natyës dhe malit në këtë lokalitet është një veprim kriminogjen i cili po kalon heshturazi në sytë e gjithë institucioneve kompetente duke i bërë ata bashkautorë të këtyre veprimeve kriminale.
Kjo dukuri duhet të ndërpritet menjëherë, andaj i apelojmë institucioneve kompetente përfshirë këtu edhe inspektoratittë Komunës së Kërçovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që në formë të organizuar të ndërmarin akcione për ndërprerjen e prerjes ilegale dhe të pa kontrolluar nga ana e grupeve kriminale të cilat kemi indikacione të sakta që janë të lidhur si me njësinë rajonale të “Pyjeve Nacionale” në Kërçovë ashtu edhe me struktura të caktuara në MPB dhe inspektoratin për pylltari.
Në rast se kërkesa jonë nuk meret parasysh, dhe gjithçka vazhdon ashtu si është duke ndodhur ne do radikalizojmë protestat duke bllokuar rrugët dhe duke mos lejuar që kjo bukuri natyrore që na është falur këtu në qytetin tonë të shkatrohet nga keqbërës kriminele të cilët shohin vetëm përfitimet e tyre dhe jo të mirën e përgjithshme të gjithë qytetarëve.
Nga këtu paralajmërojmë bllokada të rrugëve, të cilat shpien deri te lokaliteti i njohur si “Krushina”, për të parandaluar krimin e organizuar nëse organet kompetente nuk ndërmarrin veprime konkrete mbrënda ditës.