Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniMaqedoni/ Mos bleni vaj pa nevojë, ka rezerva edhe për tre muaj...

Maqedoni/ Mos bleni vaj pa nevojë, ka rezerva edhe për tre muaj në Maqedoni

Qytetarët e Maqedonisë, në vit përdorin 25 000 tonë vaj për ushqim dhe rreth 10 000 tonë për kapacitete prodhuese.  Pronari i kompanisë së vajit “Briliant” Sasho Naumovski, u bën apel qytetarëve që të mos harxhojnë para duke blerë sasi të panevojshme të vajit, sepse ata kanë rezerva për tre muaj.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, që e vizitoi sot kompanisë, thotë se ka sasi të mjaftueshme të vajit dhe vendi i mban çmimet më të mira.

Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë

“Sa i përket sasive, mund të kontrollohet se ka mjaftueshëm për nevojat e tregut vendor. Kemi pothuajse çmimet më të mira në rajon sa i takon këtyre produkteve. Në këtë mënyrë përmes dialogut, edhe institucioneve publike edhe kompanive private të bëjmë gjithëçka me qëllim që kjo krizë globale ekonomike, të mos jetë plotësisht në kurriz të qytetarëve”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments