Ukraina: Kemi vrarë 12 mijë ushtarë rusë, kemi skatërruar 300 tanke, 58 aeroplanë

0
14

Ukraina ka vazhduar të pretendojnë se ka vrarë mbi 12 mijë ushtarë rusë që nga koha kur Rusia nisi pushtimin.

Kështu thotë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave Ukrainase

Përveç kësaj, ata thonë se kanë shkatërruar më shumë se 300 tanke, 58 aeroplanë e 135 sisteme artilerie.

“Humbjet totale luftarake të armikut nga 24.02 deri në 12.03: personeli – më shumë se 12,000 njerëz, tanke – 362, AFV – 1,205, sisteme artilerie – 135, MLRS – 62, sisteme të mbrojtjes ajrore – 33, avionë – 58 -3 helikopterë , automjete – 585 njësi, anije / varka – 3, kamionë me karburant – 60, UAV të nivelit operativ dhe taktik – 7″, thuhet në komunikatën e ushtrisë ukrainase.