Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniSnopçe – gazetarëve: Deputetët nuk bëjnë jetë luksi, merruni me ministrat dhe...

Snopçe – gazetarëve: Deputetët nuk bëjnë jetë luksi, merruni me ministrat dhe anëtarët e Bordeve drejtuese (VIDEO)

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe iu tha sot gazetarëve se deputetët nuk bëjnë jetë luksi dhe nuk kanë të ardhura të larta mujore, krahasuar me ministrat apo anëtarët e Bordeve drejtuese në kompanitë shtetërore.

“Kjo çështje është banalizuar shumë nga ana e gazetarëve sepse gjithnjë preken deputetët. Unë vetëm të ju kujtoj prej vitit 2011 paga e deputetëve është e ngrirë. Pra, pavarësisht koeficientit të ngrirë që është 3.5% prej pagës mesatare, nuk kalkulohet ky koeficient prej pagës mesatare që është afërsisht 29.000 denarë por kalkulohet paga mesatare kur ka qenë 17.000 denarë. Pra, rroga e deputeti është e tillë tani.

Depuetët nuk kanë ndonjë privilegj tjetër, reprezentacion, kartela shfrytëzimi, etj. Dmth, pagesa e rrugës që edhe ajo është ulur para dy vitesh është 20% prej çmimit të karburantit për kilometër. E marrim një pagesë por normalisht, nëse nuk e marrim atë pagesë të rrugës, sinqerisht them është vështirë t’i stimulosh deputetët, unë flas sinqerisht, pa bërë dyftyrësi.

Deputetët nuk janë në pozitën e ministrave, të cilët kanë reprezentacion, kartëla shfrytëzimi, kanë vetura zyrtare, shofer, që ne s’i kemi. Faktikisht, përveç rrogës bazë kemi një kompenzim për rrugën. Ju gazetarët vazhdimisht i pyesni deputetët, por merruni pak edhe me ato privilegje që kanë funksionarë tjerë, anëtarë të këshillave drejtues, ministrat, etj që kanë privilegje shumë të mëdha.

Një anëtar i Bordit drejtues ka koeficient 4 prej rrogës mesatare aktuale, imagjinoni ata marrin rroga 2-3 herë më shumë se deputetët. Ju nxis juve gazetarëve të merreni me këto çështje. Sepse kur qeveria dëshiron të largojë vëmendjen nga çështjet që kanë të bëjnë me to e hedhin topin te deputetët. Por, deputetët nuk bëjnë jetë luksi”, tha Snopçe./Gazeta LAJM

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!