Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar 11 Marsin e vitit 1981 dhe demostratat e atëhershme studentore. Sot 41 nga ngjarja që ngriti mbarë popullin shqiptar në këmbë dhe të keqen e gjunjëzoi.
Lexoni më poshtë statusin e plotë të kryetarit të BDI-së:
Të rinj në moshë, por me idealin e atdhedashurisë dhe lirisë në mendje e zemër më 11 Mars të vitit 1981 në Prishtinë u bëmë bashkë që ti japim fund keqtrajtimit, cenzurës, dhunës që ushtronte regjimi i atëhershëm jugosllav dhe të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar.
Kujtoj sot me krenari ato çaste kur zëri ynë i rezistencës që filloi nga hapësirat e menzës studentore u bë kushtrim çlirimi që ngriti në këmbë mbarë popullin dhe që gjunjëzoi të keqen. Nuk na ndalnin dot kërcënimet dhe burgosjet, ishim të vendosur për të fituar të drejtën tonë.
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve të asaj kohe dhe të çdo lëvizje kombëtare pas saj!