cOrganizata Joqeveritare, Save The Children, ka njoftuar se rreth 800 mijë fëmijë janë në mesin e dy milionë njerëzve që janë larguar nga Ukraina pas fillimit të pushtimit rus.
Shumë prej tyre po e bëjnë udhëtimin vetëm dhe po mbërrijnë të pashoqëruar, ka paralajmëruar kjo organizatë.“Prindërit po përdorin masat më të dëshpëruara, zemërthyese për të mbrojtur fëmijët e tyre. Kjo përfshin dërgimin e fëmijëve të tyre me fqinjët dhe miqtë, për të kërkuar siguri jashtë Ukrainës, ndërsa ata qëndrojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre”, deklaroi Irina Saghoyan nga organizata “Save the Children”.