Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria lehtëson masat anti-covid: Hiqen certifikatat e vaksinimit për hyrje në qendrat...

Qeveria lehtëson masat anti-covid: Hiqen certifikatat e vaksinimit për hyrje në qendrat tregtare

Qeveria ne seancën e 21-të vendosi të pranojë rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe të lehtësojë masat anti – Covid.

Qeveria mori vendim që të shfuqizohet masa për posedim të certifikatave Covid-19 për dalje nga territori i vendit.

“Gjithashtu shfuqizohet masa e posedimit të certifikatave Covid-19 për hyrje në qendrat tregtare ku është e obligueshme mbajtja e maskave mbrojtëse, ndërsa për hyrje në objektet ku shërbehet ushqim dhe pije në kuadër të tyre vazhdon të vlejë obligimi për posedimin e certifikatave. Vlefshmëria e certifikatave për Covid-19 të tejkaluar nga 45 ditë bëhet 180 ditë, respektivisht 6 muaj përllogaritur nga data e PCR testit pozitiv; gratë shtatzëna që ishin të liruara nga puna, të kthehen në vendet e punës me rekomandim që të vaksinohen; të aktivizohen sërish pikat për realizimin e testimit të shpejtë antigjen në Shtëpitë e Shëndetit në vend”, njoftojnë na Qeveri.

Ndërkaq, para disa ditëve, ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, deklaroi se në bazë të rezultateve të testimit skrining, do të vendoset për masat e mëtejme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments