Nexhmi Gega realizoi takim me kryesinë e Shoqatës së mërgimtarëve të Frëngovës në Zvicër (FOTO)

0
34

Nexhmi Gega, kryetar i Bashkêsisë Lokale të Frëngovës realizoi një takim me kryesinë e Shoqatës së Mërgimtarëve tē Frëngovës në Zvicër dhe Sekretarin për Diasporën, Kaim Shaqiri,informon Struga Ekspres.

Gjatë takimit u diskutua për të ndihmuar fshatin Frëngovë aty ku kanë nevojë më shumë bashkëatdhetarët e tyre duke plotësuar nevojat jetike që ka ky lokalitet.

Nexhmi Gega gjatë takimit falenderoi mërgimtarët për kontributin e tyre të pandalshëm kur bëhet fjalë për vendlindjen e tyre, Frëngovën.(Struga Ekspres)