Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZelensky bisedon me Ramën: Do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës...

Zelensky bisedon me Ramën: Do bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Zelensky bën me dije në rrjetet sociale se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Zelensky u shpreh se falënderoi Ramën për mbështetjen në këto kohë të vështira dhe u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund luftës.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministri Edi Rama. Folëm për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam për punën e përbashkët në Kombet e Bashkuara. Vlerësojmë ndihmë praktike dhe mbështetjen e vështirë në këto kohë të vështira. Po bëjmë gjithçka për t’i dhënë fund luftës”, shkruan Zelensky.

Nga ana tjetër kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruar në facebook se presidentit të Ukrainës i ka shprehur vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse.

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama në FB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments