Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaZelensky i ashpër me NATO-n: U treguat të dobët

Zelensky i ashpër me NATO-n: U treguat të dobët

I ashpër ka qenë reagimi i presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky ndaj liderëve të NATO-s të cilët refuzuan vendosjen e një zone ndalim-fluturimi mbi qiejt e vendit të tij.

“Që nga sot, të gjithë njerëzit që do të vdesin, do të vdesin për fajin tuaj, për shkak të dobësisë tuaj. Samiti i NATO që u mbajt sot ishte një samit i dobët, konfuz. Ishte një samit që tregoi se jo çdokush e konsideron luftën për lirinë në Europë si qëllimin kryesor”, tha Zelensky.

Më tej, presidenti ukrainas shtoi se të gjitha agjencitë inteligjente të vendeve të NATO janë në dijeni të planeve të armikut, pasi të gjitha kanë konfirmuar se Rusia do të vijojë ofensivën.

“NATO ka vendosur qëllimisht të mos mbyllë qiellin e Ukrainës. Vendet e NATO-s krijuan një narrativë se mbyllja e qiejve mbi Ukrainën do të provokonte agresionin e drejtpërdrejtë të Rusisë kundër NATO-s. Kjo është vetëhipnozë e atyre që janë të dobët, të pasigurt brenda”, shtoi Zelensky.

Më vonë, presidenti ukrainas u lidh me disa qytete europiane ku mbaheshin manifestime gjatë luftës ku gjatë fjalimit të tij tha se “Nëse bie Ukraina do të bjerë e gjithë Europa”./A2CNN

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments