Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiDigjet dhoma e shtëpisë, humb jetën një person

Digjet dhoma e shtëpisë, humb jetën një person

Një burrë nga Shtipi ka vdekur si pasojë e zjarrit në dhomën ku jetonte. Mëngjesin e sotëm para orës 07:30 në Stacionin Policor Shtip është lajmëruar zjarr nga zjarrfikësit të cilët kanë qenë në vendngjarje. Zjarri ka rënë në rrugën “Brigada 19”, ku 68-vjeçari jetonte në një shtëpi me qira dhe pronari i shtëpisë ka konstatuar tymin nga dhoma e tij mëngjesin e sotëm dhe ka lajmëruar zjarrfikësin. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 68-vjeçari u konstatua i vdekur.

Në vendin e ngjarjes kanë qenë zyrtarë policorë, kanë bërë kontroll të prokurorit publik, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjekët në Shtip.

Komandanti i Njësisë territoriale të zjarrfikësve Shtip, Darko Kocev ka theksuar se mëngjesin e sotëm në ora 7:20 kanë dalë në terren me dy vetura dhe shtatë zjarrfikës. Në vendngjarje është gjetur një trup i djegur i njeriut dhe menjëherë janë thirrur ekipet e ambulancës dhe policia. Mjekët kanë konstatuar se ndaj personit të djegur se nuk ka shenja dhune, ndërsa autoritetet hetimore duhet të zbulojnë se si ka rënë zjarri.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments