Mbi 12 senatorë amerikanë kanë prezantuar një ligj që ka si qëllim të ndalojë importin e energjisë dhe naftës nga Rusia. Ndërkohë që një ligj që do të shoqërojë këtë është duke u përgatitur dhe nga Dhoma e Përqësuesve.
Lajmi u dha nga zyra e senatorit Joe Manchin, e cila deklaroi se nga ky ligj do të ndalohet importi i lëndëve djegëse dhe qymyrit.
“Sot, senatorët amerikanë Joe Manchin, Kryetar i Komitetit të Energjisë dhe Burimeve Natyrore të Senatit dhe Lisa Murkowski, anëtare prezantuan Aktin e Ndalimit të Importeve Ruse të Energjisë, i cili do të ndalojë importimin e naftës bruto ruse, naftës, gazit natyror dhe qymyrit. Përfaqësuesit Brian Fitzpatrick dhe Josh Gottheimer do të prezantojnë legjislacionin shoqërues në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA”, shkruhet në njoftim.