Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaSHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE pajtohen t’i heqin disa banka...

SHBA, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE pajtohen t’i heqin disa banka ruse nga sistemi Swift

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Mbretëria e Bashkuar dhe BE janë dakorduar edhe për një raund sanksionesh ndaj Rusisë e cila invadoi Ukrainën ditë më parë. Masat që u shpallën vonë të shtunën pritet tu prezantohen liderëve të BE’së. Ato mund të bëhen efektive ditëve në vijim.

Sipas dakordimit më të ri, disa banka ruse do të hiqen nga sistemi ndërkombëtar i pagesave SËIFT. Kjo është bërë me dije nga shefja e BE’së Ursula von der Leyen.

Ajo ka thënë se ky hap do të ndalë operimet ndërkombëtare të këtyre bankave dhe efektivisht do të bllokojë eksportet dhe importet e Rusisë. Von Der Leyen ka theksuar se kjo lëvizje është dakorduar me SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë. Masat tjera të shpallura të shtunën vonë, përfshijnë ndalesat për oligarkët rusë për përdorimin e aseteve brenda tregjeve të BE’së.

Liderët e BE’së tashmë kanë aprovuar dy raunde të sanksioneve që targetojnë financat ruse, sektorët e energjisë dhe transportit dhe kufizimin e lëshimit të vizave. Ndëshkimet përfshijnë edhe ndalimin e udhëtimebe dhe ngrirjen e aseteve të rrethit të njerëzve të Presidentit Putin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!