Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNdërron jetë Ismail Kaliqi, mësuesi nga Struga

Ndërron jetë Ismail Kaliqi, mësuesi nga Struga

SOT NDËRRON JETË MËSUESI i VEGJËLISË:
ISMAIL KALIQI 😰

Në këte ditë të përhimtë e me riga shiu, jehoi lajmi i dhembshëm për largimin nga kjo jetë e doajenit të arsimit shqiptar; MËSUESI i devotshëm i cili mbi 40 vite rresht, rrezatoi dritë e u dha diturinë nxënësve të shumë e shumë gjeneratave ndër fshatrat e Dervenit, në rrethinën e Shkupit e më gjërë. I ardhur nga Struga si edhe shumë strugan tjerë, Ai me përkushtim të devotshëm të misionarit,ndoqi rrugën e Migjenit tonë të madh.
Lamtumirë Ismail KALIQI jon i urtë e i dashur,Ti je shembulli më i mirë i mirsisë😥.
Ike pa gamë e me urtësi, ashtu siç ishe edhe vetë nga natyra.
– Nga një atak në zemër, shkoi pa një lamtumirë.
U prehsh në paqë në vendlindjen Tënde, në Koroshishtë të Strugës pran të parëve Tu !
Ngushllime familjarëve, kolegëve e miqsisë 🙏
– Lavdi !
Sabaudin Zhuta

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments