
Selami Kolonja,këngëtari i njohur strugan boton librin e tij me poezi të titulluar “Aty të pres”,njofton Struga Ekspres
“Të nderuar miqtë e mi, ditë më parë doli nga shtypi  libri im me poezi i titulluar
” Aty të pres “. Me këtë rast dua  të faleminderoj recenzentët:
Vjollcë Berisha dhe Rinalt Kasko,
Lektoren Fatjona Abdullahi,
 Arbër Kolonja  për kopertinën dhe dizajnin , shtypshkronjën Tringa Desing për shtypin si dhe Ministrinë e Kulturës .
Libri  përmban 61 poezi me tema dhe mesazhe  të ndryshme si poezi dashurie, atdhedashurie, poezi sociale , mistike dhe disa tema të tjera .
Libri dhurohet , pra nuk shitet .
Së shpejti do ta keni edhe në platforma digjitale .
Ju uroj shëndet miqtë e mi
Zoti ju bekoftë
Me respekt Selami Kolonja “, shkruan autori Selami Kolonja.

(Struga Ekspres)

 
 
 

 
		 
 
		 