Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDigjet shtëpia në Ohër

Digjet shtëpia në Ohër

Një shtëpi është djegur pasditen e sotme në lagjen Leskajcë në Ohër.

Kështu njoftojnë nga Njësia Territoriale Kundër Zjarrit në Ohër, prej ku thonë se zjarri është raportuar rreth orës 12:45, pas çka kanë intervenuar 10 zjarrfikës me katër automjete për shuarjen e zjarreve.

“Flaka është shuar në aksionin që përndryshe ka ndodhur në kushte të vështira për shkak të grumbullimit të një sasie të madhe të orendive dhe sendeve të ndryshme në afërsi të objektit në rrugën “Petar Pop Arsov”, gjë që ka penguar zjarrfikësit të hyjnë në objekt”, thonë nga NJTKZ Ohër.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk ka informacione as për të lënduar.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments