Alimi Hajredini, nënkryetar i ri i FKM-së
Alim Hajredini, trajner i KK Drini nga Struga, ligjërues në fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Tetovës, njëherit edhe Kryetar i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, është zgjedhur një nga tre nënkryetarët e FKM-së në mbledhjen e parë, pas zgjedhjës së kryetarit të ri në Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut, shkruan Open-TV.
Postim i plotë:
Sot, 12.02.2022, në Shkup, u zhvillua mbledhja e parë, nga zgjedhja e kryetarit të ri, në Federatën e Karatesë së Maqedonisë së Veriut.
Si pikë e rendit të ditës, ishte edhe zgjedhja e nënkryetarëve të Federatës.
Njëri nga tre nënkryetarët e FKMV u zgjodh edhe Doc. Dr. Alim Hajredini nga Struga, ligjërues në Universitetin e Tetovës, njëherit edhe Kryetar i Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV.
Dua të faleminderoj kryetarin e ri të FKMV z. Petar Belistojanoski dhe anëtarët e kryesisë, për besimin e dhënë.
Gjithashtu, dua të faleminderoj të gjithë trajnerët, të klubeve të Unionit të Karatesë Shqiptare në RMV, për mbështetjen e pa rezervë, që më dhanë.
Na priftë e mbara!/Open-TV/