Me datë 11.02.2022, gjatë kontrolleve të trafikut rrugor, zyrtarët policorë kanë ndaluar 39 drejtues mjetesh të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë gjatë qarkullimit me makinë(Ohër-17, Strugë-09, Kërçovë-07, Dibër-06). Kontrollet në trafikun rrugor do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe ngritjes së vetëdijes së drejtuesve të automjeteve për respektim të plotë të sinjalistikës së vendosur rrugore.
(Struga Ekspres)