Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaAustria lehtëson edhe më tej kufizimet

Austria lehtëson edhe më tej kufizimet

Austria vazhdon të lehtësojë kufizimet antiCovid-19 pasi, nga sot, qytetarët do të duhet të mbajnë vetëm maska FFP2 në dyqane ose muze.

Rregullat që lejojnë hyrjen vetëm për personat që janë vaksinuar ose që janë shëruar nga Covid-19 po anulohen.

Kufizimet në numrin e njerëzve që lejohen të marrin pjesë në ngjarje publike po lehtësohen gjithashtu.

Por, atyre do t’u kërkohet ende të mbajnë maska për fytyrën në ngjarje si ndeshjet e futbollit.

Nga 19 shkurti, përveç Vjenës, jo vetëm ata që janë vaksinuar dhe shëruar, por edhe ata që kanë rezultuar negativë do të lejohen të kthehen në restorante.

Të njëjtat rregulla do të vlejnë edhe për turistët.

Gjithsej 69% e popullsisë në Austri është vaksinuar.

Qeveria thotë se është në gjendje të lehtësojë kufizimet sepse situata në spitale tani është e menaxhueshme./ATSH

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments