Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionIkni sa më shpejtë prej këtu

Ikni sa më shpejtë prej këtu

Ikni sa më shpejtë prej këtu…

Urim SALIHU

Derisa fati juaj nuk ndryshoi dot dhe gjërat shkuan kaq keq, atëherë ikni prej këtu dhe shpëtoni.
Do ndjeni mall ,do ndjeheni të thyer , por ikni.Mos u besoni përrallave të njerëzve që u thonë qëndroni akoma këtu.Ata që u thonë kanë diçka,ju s’keni asgjë.
Mos u besoni atyre që thonë se kjo s’është mirë,sepse atyre s’u intereson as shqetësimi juaj,as se një shqiptar më pak do mbetet këtu. S’është mirë të qëndroni akoma këtu,humbni vite nga jeta juaj kot.Një ditë e më herët që t’a braktisni këtë vend të mallkuar do bëni zgjedhjen e jetës.Atje mund t’ju shfrytëzojnë, por këtu as llogarit dikush në ju.Prandaj më mirë kërkoni një fat dhe ndoshta në fundin e rrugës së gjatë do ta gjeni se sa të prisni këtu mes gjërave që u kanë braktisur dhe ju kanë fundosur.Atje do t’a kërkoni një fat, këtu fati u ka mposhtur.
Askush nuk u ndryshon jetën tuaj të rrënuar,pa para,pa punë,pa asgjë.
Kushdo që t’u bindë se s’është mirë ,nuk ka argumente për këtë,sepse që t’ju thotë se këtu është mirë, ai u gënjen.
Ikni sepse ju s’mund më të prisnin edhe dhjetëra vite që tu shkojnë bosh,të varfër,të shkretë.Një jetë keni ndërsa ju s’mund vetëm të jetoni me ajrin e rëndë të atdheut.Ikni sepse kështu fati e do dhe ndosha ndryshon dicka.
Atje nuk do jeni mirë.Në secilin stacion që të ndaleni do vuani, por këtu ku jeni do shkatërroheni.
Ikni ,sa më shpejtë,sepse atje do jeni keq, por jo më keq se sa këtu.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!