Alsat jo zyrtarisht mëson se policia në aksionet e mbrëmshme ka sekuestruar mbi 1.5 tonë drogë të llojit marijuhanë. Pjesa më e madhe e saj është gjetur në qytetin e Strumicës, ndërsa një sasi është kapur edhe në Resnjë. Gjatë ditës policia do të jep detaje për aksionin, lokacionet e bastisura dhe shtetasit e arrestuar.