Certifikata për kalimin e Covid19 të vlejë 6 muaj dhe jo vetëm 45 ditë siç parashikojnë rregullat e tanishme, propozon Komisioni për Sëmundje Infektive. Sipas tyre, ky rekomandim vjen me qëllim që të njësohen protokollet me vendet e Evropës dhe botës. Certifikata për kalimin e infektimit me Covid19 zëvendëson certifikatën e vaksinimit kudo që ajo kërkohet.
ZLLATE MEHMEDOVIQ, KOMISIONI PËR SËMUNDJE INFEKTIVE
“Komisioni për Sëmundje Infektive propozon që Certifikata për kalimin e Covid19, në vend se 45 ditë sikur deri tani, të vlejë 180 ditë, duke e llogaritur nga data e testit pozitiv”.
Komisioni për Sëmundje Infektive ka analizuar gjithashtu rastet e vdekjes nga Covid19 gjatë muajit janar dhe është konstatuar se në mesin e viktimave janë vetëm 6 raste të vaksinuar me dozën e tretë dhe të gjithë kanë pasur edhe sëmundje shtesë. Prandaj ata u rekomandojnë qytetarëve që të vaksinohen kundër Covid. /SHENJA/