Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniStrugë, rritje prej 25% të personave në dializë

Strugë, rritje prej 25% të personave në dializë

Gazetar: Miki Trajkovski

Pacientët me diabet si dhe ata me sëmundje të veshkave, gjatë dy viteve të fundit janë treguar si më të ekspozuar ndaj komplikimeve nga Covid 19- shprehen mjekët. Në Institutin e nefrologjisë në Strugë kanë hapësirë ​​dhe pajisje të posaçme për trajtimin e pacientëve pozitiv me Covid, shkruan Alsat.

“Gjendja e pacientëve të tillë, sidomos në dializë, gjithmonë mund të përkeqësohet. Kemi pasur disa pacientë edhe nga rajoni i Manastirit, Resnjës me dobësi akute të veshkave, si pasojë e infeksionit me Covid…fakt është se mbi 80% të pacientëve që janë këtu tani janë të pavaksinuar”, tha Aco Poposki- drejtor i Institutit të nefrologjisë Strugë

“Me Covid-19 si pasojë e sëmundjes, kemi shumë pacientë që sëmuren nga diabeti si pasojë e ndonjë situate stresuese. Vetë Covid është situatë stresuese për njerëzit dhe shumica e tyre kanë gjithashtu diabet”, tha Lile Angjeleska – mjeke në Qendrën e diabetit, Ohër

YouTube video
Për momentin në Institutin e Nefrologjisë në Strugë janë të shtruar 10 pacientë me Covid dhe tre të tjerë të cilët trajtohen në baza ambulatore. Gjatë pandemisë, kapaciteti i destinuar për pacientët me Covid në spital është mbushur më së shumti deri në 70%. Ata që tani trajtohen në pjesën më të madhe kanë pasqyrë klinike më të lehtë dhe janë të vaksinuar.

“Vdekshmëria e pacientëve me dializë me Covid-19 ishte rreth 22%. Në këtë periudhë prej një viti e gjysmë u sëmurën 115 pacientë, vdekshmëria ishte 25 pacientë. Zakonisht, këta janë persona që kanë sëmundje tjetër, diabet, infeksione të traktit urinar, gurë në veshka, sëmundje gjenetike, sëmundje malinje”, theksoi Aco Poposki – Drejtor i Institutit të Nefrologjisë Strugë

Vetëm vitin e kaluar kanë vdekur 20 pacientë në dializë, ndërsa në janar të këtij viti dy. Është alarmante se kanë pasur rritje prej 25% të pacientëve me dializë me sojin e ri Omikron. /Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!