Zëvendësministri i drejtësie Agim Nuhiu i pyetur nga autorja e emisionit “Rruga Drejt”, Arta Tahiri nëse rasti “Monstra” është gjykuar me peshoren e drejtësisë, u shpreh se ka dilema sa i përket këtij rasti dhe se për te është e papranueshme që ministrja e brendshme e asaj, menjëherë pas aktit dha kualifikimin se është akt terrorist.
Nuhiu madje ish ministren Gordana Jankullovska e quajti “partizania e vogël që ndiqet nga patrulla gjermane.
“Sigurisht që në procesin gjyqësor penal është gjyqtari ai i cili e mat me peshore drejtësinë. Unë gjithnjë kam pas qëndrim kritik dhe jam i habitur se si ka mundur që ministrja e atëhershme e punëve të brendshme të del menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja dhe të jep kualifikimin se është një akt terrorist. Ajo më është dukur si ajo partizania e vogël që ndiqet nga patrullat gjermane në filmat shqiptar dhe fët e fët doli përpara opinioni dhe tha se ky është një akt terrorist. Dhe kjo ka bërë atëherë dhe sot që unë të mos pajtohem sepse ka ngritur dilemat. Nga e di ministrja e brendshme se është akt terrorist, kur e dim se me hetimet udhëheq prokurori dhe prokurori ka supermacionin karshi të gjithë të tjerëve të cilët kyçen në veprimet operative policore apo hetimore kriminalistike. Prokurroi është ai i cili duhet të bëj kualifikimin e veprës penale. Dhe kjo më ka bërë që përherë në memorien time të kem dilemat sa i përket rastit monstra”, tha Nuhiu.