“Ne që kemi fëmijë me nevoja të veçanta zakonisht jemi të tërhequr dhe dimë të gëlltisim e të heshtim problemet, por tani më vjen mirë që e aktualizova problemin me shkollën e Ëmblës, sepse e di që me këtë fitore tonën edhe për fëmijët e tjerë si Ëmbla do të jetë më mirë”, thotë Ademi, profesor i muzikës.