Austria bëhet shteti i parë evropian ku nga sot vaksinimi është i detyrueshëm për të gjithë personat mbi 18 vjeç.
Nga ligji përjashtohen ata që kanë arsye të veçanta mjekësore, gratë shtatzëna, dhe ata që kanë pak kohë që e kanë kaluar virusin.
Nëse nuk vaksinohen qytetarët gjobiten nga 600 në 3600 euro. Edhe Gjermania është duke debatuar nëse vaksinimi duhet bërë i detyrueshëm.
Në të dyja shtetet por edhe në vendet e tjera evropiane nuk ndalin as protestat ku kundërshtohet qoftë vaksinimi por edhe masat kufizuese.
Rreth dy javë më parë, Franca vendosi rregullin që detyron të gjithë të rritur mbi 18 vjeç në të bëjnë dozën përforcuese të vaksinës për të vijuar të përdorin certifikatën e gjelbër.
Rregulli shumë i debatuar u prezantua për të gjithë personat mbi 65 vjeç një muaj më parë. Fëmijët e moshës 12 deri në 17 vjeç janë të përjashtuar. Ndërkohë në Paris, mbajtja e maskës jashtë nuk është më e detyrueshme. Një gjykatë pariziane pezulloi urdhrin përpara fundjavës.
Ndërkohë Holanda ka lëvizur në krahun e kundërt teksa prej ditësh ka nisur e lehtësimin e masave kufizuese. /Euronews/