Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDebat i ashpër për qentë endacakë në Kërçovë! Komuna pa afat dhe...

Debat i ashpër për qentë endacakë në Kërçovë! Komuna pa afat dhe plan konkret për ndërtimin e strehimores (VIDEO)

“Stacionari është planifikuar dhe paraparë dhe sa jam e njoftuar unë, stacionari do të ndërtohet shumë shpejtë, me stacionarin do të kemi një zgjidhje shumë të mirë, megjithatë jo që nuk duam të ndërtohet stacionari por vetë ndërtimi i stacionarit tërheq shumë punë dhe miratim të shumë vendeve në vendin që do të ndahet”, tha Emilija Petreska, përfaqësuese e Komunës së Kërçovës.

Këshilltarët ngritën zërin duke kërkuar një afat konkret për ndërtimin e stacionarit sepse, sipas tyre, kjo gjendje po e dëmton buxhetin komunal, pasi dëmshpërblimet që marrin qytetarët nga kafshimet e qenve endacak kapi një vlerë të lartë. Të dhënat e SPB-Ohër tregojnë se gjatë viti 2021 ka pasur 237 sulme nga qentë endacak dhe dëmshpërblimi minimal që marrin qytetarët është 500 euro. Duke u bazuar në këto shifra, këshilltari i ASh-së, Abulla Sejdini, tha se komuna për vitin 2021 ka dhënë 120 mijë euro dëmshpërblim.

“Në qoftë se i shohim këto mjete të ndara nga mungesa e stacionarit atëherë kjo është barrë për buxhetin e komunës dhe nga ana tjetër kemi pasiguri tek qytetarët”, tha Abdulla Sejdini, këshilltar i ASh-së.

Por Këshilltarja e LSDM-së, Ollgica Poposka, thotë se shifra e kafshimeve nga qentë endacakë është shumë më e lartë se kaq.

“Tek ne janë evidentuar 250 raste të kafshimit të qenve endacak, ku sigurisht janë dhënë vërtetime mjekësore edhe tek mjekët tjerë jo vetëm tek ndihma e shpejtë”, theksoi Ollgica Poposka, këshilltare eLSDM-së.

Këshilltari i VMRO-DPMNE-së thotë se duhet të dihet afati ndërtimit të strehimores dhe jo vetëm të parashohim sikur po lexojmë horoskopin.

“Ne këtu vetëm parashohim asgjë konkrete nuk është thënë, më duket sikur po më lexoni horoskopin, parashohim vitin e ardhshëm stacionar, vetëm parashohim…”, tha Mihajllo Daniloski, këshilltarë i VMRO-DPMNE-së.

Seanca e këshillit u ndërpre në mes të mbledhjes, sepse kryetari i këshillit u largua pa dhënë arsye. Këshilltarët e opozitës thanë se kjo ndodhi për shkak të mospasjes shumicën e votave për pikat në vazhdim.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!