Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniJa sa është mëditja në Maqedoni për punëtorët që punojnë të dielën

Ja sa është mëditja në Maqedoni për punëtorët që punojnë të dielën

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë rikujton se punëtorët që punojnë në veprimtaritë që janë përjashtime në Ligjin për marrëdhënie pune, krahas shtesës për pagë për punë gjatë ditës së diel, kanë të drejtë të përdorin pushim javor në 7 ditët e ardhshme. Shtesa e pagës për punë gjatë ditës së diel është minimum 50% për çdo orë pune.

“Të drejtën e pagës shtesë ka të bëjë me secilin punëtor pavarësisht nëse i njëjti punon me ndrime, punon orë shtesë, punon natën etj. Tregtia me shumicë nuk nuk mund të kryhet gjatë ditës së diel përveç një pjesë të vogël dhe aty shtesa e pagës për punë është minimum 100% për çdo orë të kaluar në punë”, thonë nga LSM.

Ata shtojnë se nëse punëtori merr pagë minimale prej 15.200 denarëve, për një ditë punë gjatë ditës së diel duhet të merr 1.140 denarë, ndërsa nëse merr 18 mijë denarë atëherë paga duhet të jetë 1.350 denarë në ditë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments