Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar pas vdekjes së Rexhail Qerimit, të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”.
“Ngushëllime të sinqerta familjes Qerimi nga Opaja për birin e tyre Rexhailin i cili ndroi jetë sot në burgun e Shkupit. Rasti Alfa ka ngritur dyshime në opinionin publik në vend dhe me të drejtë kërkohet rigjykim për ta zbardhur të vërtetën. Fatkeqësisht, Rexhaili iku para kohe pa e pritur përballjen e re me drejtësinë për ta dëshmuar pafajësinë”, shkroi Ahmeti në Facebook