Më 27.01.2022 rreth orës 20.50, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë arrestuar A.R (18) nga fshati Jurumleri, Shkup dhe M.H (18) nga Shkupi, pasi kanë marrë disa sende nga një dyqan në qendrën tregtare në rrugën “Kirili dhe Metodij”.
Sendet u gjetën dhe iu kthyen pronarit. Të arrestuarit u dërguan në një komisariat dhe u intervistuan. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim nga neni 235 i Kodit Penal.