Arbër Kadriu, aktivist i shoqërisë civile i ftuar në “Rruga drejt”, ku debatohet rreth largimit të të rinjve nga vendi, u shpreh se krahas çështjeve ekonomike, një fenomen tjetër që detyron të rinjtë të largohen është edhe politizimi i skajshëm i institucioneve shtetërore. Sipas tij të rinjtë kanë dy mundësi, ose të bëhen militant partiak, ose të marrin rrugën drejt vendeve ku respektohet meritokracia.
“Është e natyrshme se të rinjtë këtë lëvizje përveç arsyes ekonomike është edhe çështja e sigurisë. Është çështja e punësimit, është çështja e varfërisë…andaj secili sheh që të dal në vendet evropiane, vendet perëndimore që të siguroj jetesën e tij.Kur një i ri ka mundësi që të japi kontributin e tij nëpër institucionin e vendit, nëpër institucionet e vendit në profesionin që ai është përkatës, detyrohet të shkoj jashtë sepse institucionet e vendit tonë tani janë politizuar dhe të rinjtë i detyrojnë që ata të bëhen militant të partive politike, dhe çfarë të thotë partia atë të bëjnë, dhe për këtë arsye ata u drejtohen vendeve ku respektohet meritokracia”, tha Arbër Kadriu, aktivist i shoqërisë civile./Alsat.mk