Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKurti: Jemi në fazën e rritjes me Omricon, s’guxojmë t’i lirojmë masat

Kurti: Jemi në fazën e rritjes me Omricon, s’guxojmë t’i lirojmë masat

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendi është në fazën e rritjes së rasteve me Omicron dhe për këtë arsye nuk guxojnë ti lirojnë masat pasi që gjendja se sistemit shëndetësorë sipas tij është e brisht.

Në seancën ku po diskutohet për pandeminë Covid-19, shefi i Qeverisë, i ka mohuar zërat se bota po i liron masat.

“Nuk është e vërtetë që krejt bota po i liron masat. Sidomos në disa vende që janë në valën e rritjes së rasteve të variantit Omicron autoritetet shëndetësore po i shtrëngojnë masat. Polonia për shembull ka vendosur të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të e sipër në mësime online. Edhe Kosova është në fazën e rritjes nuk guxojmë tash ne thjesht ta bëjmë shpejt e shpejtë një lirim të masave deri sa ta kalojë pikun e rasteve sidomos duke marrë parasysh gjendjen e brisht të sistemit tonë shëndetësorë”, ka thënë Kurti.

“OKB nuk e ka rekomanduar kërkesën e certifikatës së vaksinimit në kufij jo për shkak që nuk është pas efikase në aspektin epidemiologjik po për një arsye tjetër të vetme. Sepse ka vende të botës kryesisht në Azi dhe Afrikë që ende nuk kanë mjaft vaksina në dispozicion. Dhe prandaj kërkimi i certifikatave në kufi konsiderohet diskriminues”, ka thënë ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments