Shokët dhe shoqet e klasës së Mateo Vasiut kanë vendosur buqetë me lule të kuqe sipër bankës ku ulej çdo ditë i mituri i cili u vra nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Të vegjëlit që mësojnë në shkollën “Thanas Ikonomi” në fshatin Grecalli të Fierit nuk do të kenë më në mesin e tyre 8-vjeçarin që mësonte në klasën e tretë. I mituri i cili u vra dhe gropos në tokën e fqinjit të tij, ishte shumë i dashur dhe social me bashkëmoshatarët e tij.