Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit nga 3.145 testime janë regjistruar 476 raste të reja me coronavirus.
Prej rasteve të reja, 208 janë në Shkup, Manastir 45, Veles 29, Kumanovë 21, Kavadar 18, Ohër, Koçani dhe Gjevgjeli 13, Shtip 11, Dellçevë 8, Berovë 7, Strumicë, Negotinë dhe Radovish 6, Tetovë, Sveti Nikole, Kriva Pallanka, Kratovë dhe Demir Hisar 5, Resnjë 4, Gostivar, Kërçovë, Vinicë, Vallandovë dhe Krushevë 3, Probishtip dhe Pehçevë 2, Strugë dhe Makedonska Kamenica 1.
Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë shëruar dhe 279 pacientë, ndërsa 9 të tjerë kanë humbur jetën. Prej tyre nga 2 janë nga Shkupi dhe Kumanova dhe nga 1 në Veles, Kavadar, Shtip, Prilep dhe Kriva Pallanka. PO ashtu sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini im” ka pasur edhe 4 pacientë të vdekur nga data 04.11.2021 deri 14.11.2021.
Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostifikuar gjithsej 194.625 raste, ndërsa prej tyre 194.625 janë shëruar dhe 7.367 kanë humbur jetën. Maqedonia momentalisht ka 8.455 raste aktive.