Deputeti i Zejd Rexhepi tha se partia Alternativa ka parime konzistente politike dhe se këto parime konzistente i realizon konform funksionimit politik.
“Prandaj, atë që e kam thënë është qëndrim i Alternativës, se ne asnjëherë nuk do të jemi në një listë të përbashkët me njerëz të cilët janë antishqiptar, anti Nato, anti BE”, tha Zejd Rexhepi.
Ai tha se ata si opozitë kanë ardhur sot për të votuar, për, pra për rrëzimin e Qeverisë. /SHENJA/