Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 5.532 qytetarë, 666 prej të cilëve kanë pranuar dozën e parë, 1.050 janë rivaksinuar, kurse 3.816 qytetarë kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Numri i personave të vaksinuar në vendin tonë shkon në 803.408 persona, ndërkaq janë rivaksinuar 773.537 qytetarë, përcjell Alsat. Ministria e Shëndetësisë njofton se dozën e tretë të vaksinës e kanë pranuar gjithsej 24.021 qytetarë.
“Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë është e vaksinuar, ndërkaq 35% e popullsisë në vend ka marrë dy doza vaksine”, theksojnë nga Ministria e Shëndetësisë.