Ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, mëngjesin e sotëm ka ndarë një mesazh të shkrimtares Helena Kadare, e cila thotë se të refuzosh vaksinën është njësoj si t’i thuash jo jetës.
“Tërë jetën time kam qenë në krah të mendimit të të rinjve, edhe kur ai ka qenë eskravagant apo në kundërshtim me logjikën e “pastër”. Sado sido që të jetë ai, mendimi i rinisë, në të gjitha rastet është më i përpunuari, është i lirë, i hapur, kurajoz. Për herë të parë në jetën time, gjithmonë pro tyre, mendimi im bie ndesh me ta. Është vaksina kundër covidit që na ndan. Ne, të rriturit, i shpëtuam kësaj murtaje në saj të vamsinës. Por, në një bilanc të shkurtër, çfarë na duhet neve jeta pa nipërit dhe mbesat tona? Sepse tani vala po gadet ata. E kam të pamundur të gjej lohjikën e refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash jo jetës, në favor të mosqenies! Kaq e thjeshtë”, thuhet në mesazhin e Kadaresë.