Zgjedhjet e 17 tetorit sipas funksionarit të lartë të ASH-së, Elmi Aziri janë zhvilluar nën preson dhe shantazhe të shumta. Ai në emisionin “360 gradë” që do të transmetohet sonte në Alsat, deklaroi edhe keqpërdorimin e Institucioneve të shtetit, që sipas tij kanë qenë në funksion të pushtetit. Megjithatë u shpreh se rezultati i zgjedhjeve është i mirë.
“Rezultatet tona nuk janë të pritura, por duke marr parasysh rrethanat në të cilat kemi funksionuar dhe janë zhvillua zgjedhjet, gjithashtu duke marr për bazë klasifikimin e shtetit tonë nga Freedom House si një regjim hibrid, konsideroj se këto rezultate janë të mira. Sa për të rikujtuar shikuesit në definicionin për shtetet me regjim hibrid thuhet se shtetet të cilat kanë rregullisht mashtrime zgjedhore duke i parandalua që ato të jenë fer dhe demokratike. Këto shtet në vazhdimësi kanë qeveri që bën presione politike te opozita, te organizatat joqeveritare, që bëjnë presione politike te sistemi gjyqësor, e kështu me radhë. Edhe në këtë proces zgjedhor qytetari fatkeqësisht ka qenë i ekspozuar ndaj një kërcënimi të vazhdueshëm, nga një shantazh i vazhdueshëm, ndaj një ofendimi të vazhdueshëm dhe sigurisht edhe keqpërdorim i madh institucioneve shtetërore”, tha tha Elmi Aziri, ASH-AAA.