Sunday, May 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRroga mesatare në Maqedoni është 28 642 denarë, Qeveria premton rritje deri...

Rroga mesatare në Maqedoni është 28 642 denarë, Qeveria premton rritje deri 30 përqind

Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare neto është 28 642 denarë, derisa ajo bruto është 42 776 denarë, duke shëruar rritje në krahasim me vitin e kaluar.

“Indeksi i pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit, gjatë muajit gusht 2021 krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2020, është 104.2, ndërsa indeksi i pagës mesatare mujore është 104.0”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që rritje ka pasur në sektorët për Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (14.1%), Akomodimi dhe shërbimi ushqimor (13.7%) dhe Veprimtaritë të tjera shërbimi (12.9%).

“Jemi të përkushtuar për realizimin e rritjes së rrogës për 20 % deri 30 % me qëllim përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe ekonomisë në vend”, përkujtojnë nga Qeveria.

Gjithashtu, në muajin janar Qeveria e Maqedonisë së Veriut kishte premtuar rritje për 20% deri në 30% ose deri në 34 mijë denarë në katër vitet e ardhshme. Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në fushatën parazgjedhore parlamentare për zgjedhjet e 15 korrikut premtoi se paga mesatare do të jetë 34 mijë denarë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments