Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKapet 31 vjeçari, një ditë pasi vodhi një makinë Audi A3

Kapet 31 vjeçari, një ditë pasi vodhi një makinë Audi A3

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshmë është arrestuar një 31-vjeçar nga Gostivar, i dyshuar për disa vjedhje në rajonin e Pollogut.

“Mbrëmjen e djeshme (20-tetor) rreth orës 23:30, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar e kanë privuar nga liria 31-vjeçarin F.I. nga Vrutoku i Gostivarit, për shkak të dyshimit se ai është autor i disa vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në këtë zonë, përfshirë vjedhjen e raportuar dje ku kishte vjedhur një veturë ,,Audi A3″ me targa të Gostivarit, në pronësi të K.P. (26) nga Gostivari, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën “Goce Dellçev” në Gostivar. E cila pak më vënë është gjetur në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, ndërsa në tek personi F.I. janë gjetur më shumë gjësende të të cilat i kishte marrë në automjetin e vjedhur”, theksojnë nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments