Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniIdentifikohet viktima nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë

Identifikohet viktima nga aksidenti i sotëm në autostradën Shkup-Tetovë

Ministria e Punëve të Brendshme ka dhëna informacione zyrtare nga aksidenti i tragjik që ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkup-Tetovë, ku si pasojë jetë ka ndërruar shoferja e makinë së aksidentuar. Nga MPB thonë se makina ka qenë me targa të SHBA-së ndërsa shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Sot (21-tetor) rreth orës 10:50 në Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të mbilkalimit të Dëbëcës, gjegjësisht në fillim lokalitetit “Erebinë”, vetura “Toyota Rav” me targa të huaja (targa amerikane) e drejtuar nga 45-vjeçarja F.L. nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Në këtë aksident F.L. Ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes. Vendi i aksidentit po inspektohet nga Prokurori Publik, në të cilin po merr pjesë edhe ekipi nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë”, njoftojnë nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments