Mbrëmë ka ndërruar jetë edhe një 21 vjeçarë si pasojë e virusit Covid 19 në Spitalin e Tetovës. Gjatë 24 orëve të fundit në Tetovë ka pasur 6 të viktima në mesin e tyre një 21 vjeçari, mëson TetovaSot.
Gjithsej të hospitalizuar janë 123 pacientë prej tyre të vakcinuar me 1 dozë janë 8, të vakcinuar me 2 doza janë 7.
Pacientë me oksigjen janë 123, dhe ambulantë ditore 188.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel te të gjithë qytetarët që në momentin e parë që kanë simptoma, të lajmërohen tek mjeku amë sepse pasojat më pas janë të rënda.
Gjithashtu siç thonë nga qendra Covid shumica e pacientëve që kanë vdekur, kanë ardhur në ditët e fundit të tyre në Spital, andaj lusin të gjithë që të lajmërohen më herët për të shpëtuar jetët e tyre.
Nga Spitali i Tetovës bëjnë apel për më shumë kujdes dhe respektim të masave dhe sa më parë që të Vaksionhen qytetarët.