Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSyrija Rashidi: 14 padi penale për Kryetarin e Komunës së Strugës.Politika i...

Syrija Rashidi: 14 padi penale për Kryetarin e Komunës së Strugës.Politika i ka kapur gjykatat dhe prokuroritë

Syrija Rashidi, deputeti i ASH-sē godet ashpēr Ramis Merkon, kryetarin e Komunës së Strugës ku thotë se Merko përballet me 14 padi penale për keqpërdorim zyrtar ku në esencë kanë paranë shkruan Struga Eskpres.

“14 padi penale për Kryetarin e Komunës së Strugës.
Të mos e mashtrojmë veten, janë 14 padi penale për BDI-në e Strugës.
Që të gjitha për keqpërdorim zyrtar, por që në esencë e kanë paranë. Jo paranë e “drzhavës”, si parapëlqejnë të thonë disa, por paranë time, paranë tënde, paranë tuaj dhe të gjithëve që e lexojnë ose nuk e lexojnë këtë postim.
Njohësit e rrethanave në komunë thonë se kjo është vetëm maja e ajsbergut. E vërteta është edhe më e tmerrshme sa që nuk e kap dot imagjinata jonë.
Më e tmerrshme se kjo është se sa të kapura i kemi gjykatat dhe prokuroritë.
Kemi edhe prokurori për korrupcion të lartë dhe krim të organizuar.
Krimi quhet i organizuar kur bashkëjeton me politikën dhe me drejtësinë.”, përfundon Syrija Rashidi.(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments